SHBA-të kanë sekuestruar dje një anije tregtare që dyshohet se po përpiqej të shmangte bllokadën amerikane ndaj porteve përgjatë bregdetit iranian, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.
Anija “Sevan”, e ndaluar në Detin Arabik, thuhet se ishte pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije” prej 19 anijesh që transportojnë produkte nafte iraniane drejt tregjeve të huaja.
Sipas autoriteteve amerikane, këto anije janë të sanksionuara nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për përfshirje në transportin e produkteve energjetike iraniane me vlerë miliarda dollarë, përfshirë propan dhe butan.
Që nga fillimi i bllokadës, 37 anije janë “devijuar” nga SHBA-të, bëri të ditur ushtria amerikane.
