Ushtari ukrainas vritet tre ditë pas martesës pranë fabrikës së çelikut

TË FUNDIT

Një ushtar ukrainas, Andrew, vdiq tre ditë pasi u martua me të shoqen, Valeria, po ashtu ushtarake, në zonën e rrethuar nga rusët pranë fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Valeria postoi në Facebook dy fotografi të tyre si çift duke u martuar në një bunker, të veshur me uniformat e tyre, dhe një fotografi tjetër të çiftit para luftës.

Ata janë martuar më 5 maj, dhe tre ditë pas martesës bashkëshorti është vrarë nga rusët.

Përkrah fotografive ajo ka bërë një shkrim mallëngjyes për bashkëshortin e saj, ku thotë se gjithçka që i ka mbetur nga ai është vetëm mbiemri i tij.

“Ti ishe burri im ligjor për tre ditë. Dhe përgjithmonë je dashuria ime. I dashur, burri im i kujdesshëm. Ti ishe dhe je më i miri. Gjithçka që më ka mbetur është mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur së bashku”, ka shkruar Valeria.

Ajo i premtoi atij se do t’i mbijetonte pushtimit dhe do të jetonte për ata të dy.