Forcat e Sigurisë së Indisë gabimisht kanë vrarë së paku 13 civilë në një fshat në shtetin veriperëndimor Nagaland, në kufi me Myenmarin, njoftojnë mediumet e huaja.
Ministri i Punëve të Brendshme të Indisë, Amit Shah deklaroi se është “shumë i shqetësues” nga lajmi se në incident të shtunën në mbrëmje kanë vdekur civilë.
Mediumet lokale njoftuan se forcat e sigurisë gabimisht kanë hapur zjarr mbi civilë, pa theksuar arsyen e incidentit.
“Shteti hollësisht do të hetoj këtë incident, familjet e tyre do të marrin drejtësinë”, shkroi Shah në Twitter.
