Ushtarët amerikanë me të shtëna e qetësuan turmën në aeroportin në Kabul

TË FUNDIT

Forcat amerikane të cilët e mbajnë rendin në aeroportin në Kabul dhe e kontrollojnë procesin e evakuimit nga Afganistani sot disa herë kanë përdorur armë zjarri për ta vendosur nën kontroll sjelljen e pakontrolluar të turmës.

Mediat britanike theksojnë se përfaqësuesi i Pentagonit, Xhon Kirbi, sot konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë indikacion se ka të vdekur ose të plagosur nga të shtënat dhe se ushtarët amerikanë nuk kanë qëlluar ndaj afganëve apo dike tjetër.

Kirbi konfirmoi se numri i ushtarëve amerikanë në aeroportin në Kabul sot arriti në 4.500, si dhe se në 24 orët e fundit pritet të arrijnë edhe disa qindra pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane.

Autoritetet talebane konfirmuan veçmas sot se komandantët dhe ushtarët e tyre qëlluan në ajër për të shpërndarë një turmë kaotike në aeroportin e Kabulit.