Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom Xinjiang-Ujgur të Kinës Veriperëndimore, regjistroi rreth 50.57 milionë vizita turistike në gjysmën e parë të vitit, duke e bërë atë destinacionin e tretë më të popullarizuar të udhëtimit veror në Kinë, u tha në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
Evente si shfaqjet tradicionale folklorike dhe festivalet e arteve interpretuese, kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, sipas autoriteteve rajonale.
Turistë në Urumqi, Rajon Autonom Xinjiang-Ujgur i Kinës Veriperëndimore/Foto nga VCG
Turistë në Urumqi, Rajon Autonom Xinjiang-Ujgur i Kinës Veriperëndimore/Foto nga VCG
Bumi i turizmit të qytetit është mbështetur nga një rrjet transporti gjithnjë e më i përshtatshëm. Aeroporti Ndërkombëtar “Tianshan” në Urumqi, një qendër kombëtare hyrëse, regjistron udhëtime vjetore pasagjerësh prej 48 milionë dhe një vëllim mallrash prej 550.000 tonësh.
Ai operon 258 linja fluturimi që lidhin mbi 100 qytete brenda dhe jashtë vendit.
Vitin e kaluar, Xinjiang priti mbi 300 milionë vizita turistike, duke gjeneruar më shumë se 359 miliardë juanë (rreth 50.27 miliardë dollarë amerikanë) në të ardhura nga turizmi, një rritje prej 21 për qind në baza vjetore.
