Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, është në vetizolim pasi paradokohe ka qenë në kontakt me një person të infektuar me Kovid-19, shkroi ajo sot në Tuitr, raportoi DPA.
“U informova se në takimin që mora pjesë të martën e kaluar ishte i pranishëm edhe një person, i cili ka qenë pozitiv me Kovid-19 që dje”, shkroi ajo.
Fon der Lajen gjithashtu shkroi se ajo kishte bërë testin të enjten dhe se ishte negative për praninë e koronavirusit dhe se ajo duhet të bënte një tjetër më vonë sot, shtoi agjencia gjermane.
Ajo tha se do të jetë në vetizolim deri “të martën, në përputhje me rregulloret në fuqi”, njoftoi DPA. mb/
