Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42-të. Në këtë ditë të veçantë për të, s’ka si të mungojë urimi i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.
Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, derisa ka publikuar një foto ku shihet Osmani me vajzat.
“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. 🥂 Të duam shumë! ❤️❤️❤️”, ka shkruar Sadriu.
