Urë e re në lumin dragor në Manastir / Bytyqi: 80% e punëve ndërtimore janë kryer

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili po qëndron në Rajonin e Pellagonisë, ku viziton kompanitë e mbështetura përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, ka inspektuar edhe punimet e ndërtimit të urës së re në lumin Dragor, me mjete nga programi TAV.

Ai thotë se Manastiri do të marrë një urë të re dhe sipas tij, 80 për qind e aktiviteteve ndërtimore janë kryer. Bytyqi theksoi se deri më sot kemi mbi 76% realizim të projekteve të filluara nga programi TAV, dhe se realizimi i këtyre projekteve të rëndësishme po zhvillohet me sukses sipas dinamikës së paraparë.

“Ura e re, për të cilën janë ndarë më shumë se 815 mijë euro nga programi TAV, është e gjatë 30 metra, 21 metra e gjerë, ka 4 korsi, 2 për këmbësorë dhe 2 për biçikleta dhe me ndriçim të veçantë. Aktualisht po punohet në ndërtimin e konstruksionit të çelikut, si dhe në përgatitjet për ndërtimin e rrugës. Dinamika e punimeve të ndërtimit, me realizim 80%, na bën optimistë se deri në fund të vitit ura do të vihet në përdorim”, tha Bytyqi, transmeton TV21.