Uragani Delta ka marrë jetën e 27 personave në Luiziana

TË FUNDIT

Të paktën 27 persona e kanë humbur jetën pasi uragani Delta e goditi bregun e shtetin federal amerikan Luiziana.

Uragani bregun amerikan në Gjirin meksikan e përfshiu vetëm 15 kilometra nga vendi ku muajin e kaluar e goditi uragani Lora.

Qendra kombëtare amerikane për uraganë me seli në Majami kumtoi se uragani Delta po dobësohet dhe lëviz drejt shteteve federale Misisipi dhe Tenesi.

Në Luiziana dhe në shtetin federal Teksas rreth 600.000 shtëpi dhe objekte afariste kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në Misisipi – 40.000.

Uragani Delta shkaktoi dëm shtesë material në zonat të cilat ende po sanohen nga uragani Lora.