Uragani në rajonin qendror të Dalmacisë shkaktoi valë në det të hapur deri gjashtë metra të larta, ndërsa në pjesën bregdetare ishin midis dy dhe tre metra.
Stacioni meteorologjik Marjan regjistroi goditje shumë të forta të erës në zonën e Splitit për disa orë, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Splitit.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, janë ndërprerë disa linja të trageteve në Detin Adriatik, kumtoi këtë mëngjes Autoklubi Kroat.
