Shpallet si kënga me tekstin më të mirë të festivalit
Kënga “Ura e Dashurisë”, interpretuar nga Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku, është shpallur kënga më e mirë e edicionit të 30-të të festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”.
Edicioni i 30-të i festivalit është mbajtur mbrëmë nën patronatin e Komunës së Prizrenit.
“Ura e Dashurisë” e autorit Veton Perolli me tekst të Musa Bushranit dhe orkestrim nga Edon Ramadani ka marrë çmimin e publikut “Zambaku i Prizrenit’, duke marrë kështu edhe ‘Zambakun e Argjendtë” për kompozitorin dhe “Mikrofonin e artë” për interpretuesit e kësaj kënge.
Kjo këngë është shpallur edhe si kënga me tekstin më të mirë të festivalit.
Në natën finale të këtij festivali janë ndarë edhe tri çmime:
Vendi i parë: “Lule Lule”, këndojnë Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj, autor Nexhat Macula, teksti Shkodran Tolaj, orkestrimi Riza Dolaku.
Vendi i dytë: Rovena Dilo “Do të çmend”, autor Adrian Hila, teksti Rovena Dilo, orkestrimi Adrian Hila.
.
