Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është distancuar nga gjuha e profesorit, Ardian Kastrati.
Përmes një komunikate thuhet se ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar pas postimit të Kastratit.
“Në këto rrethana, UP-ja distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur. Në suazat e përgjegjësive të veta statutare, UP-ja, në ditët në vijim, do ta trajtojë rastin në fjalë, në përputhje edhe me ligjet në fuqi”, thuhet në një komunikatë të UP-së.
Sipas komunikatës lidhur me situatën e krijuar nga rasti i profesorit Ardian Kastrati, UP-ja njofton që, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, kërkon nga personeli i tij, që pavarësisht institucionit ku janë të angazhuar, me sjelljet, qëndrimet dhe deklaratat e tyre, të ruajnë imazhin e UP-së.
Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës sot është mbajtur një protestë ku është kërkuar shkarkimi i profesorit të këtij Universiteti, Ardian Kastrati./21Media
