Drejtuesit e klubit te Manchester Unitedit kërkojnë ta mbajne me çdo kusht në skuadër portierin David De Gea.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë gati një ofertë të majme për lojtarin e përfaqësueses se Spanjës, i cili po kërkohet nga Real Madridi.
Sipas gazetës britanike “Daily Star”, United i ka ofruar De Geas një pagë prej 280 mijë euro në jave.
De Gea ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2016, por deri tani nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.
Ndërsa Real Madridi po bën përpjekje që ish- portierin e Atleticos ta transferoje në “Stantiago Bernabeu”, pasi De Gea shihet si pasardhës i Iker Casillasit.
