Unioni i nxënësve të shkollave të mesme mbetet në vendimin për protestën për ditën e hënë

TË FUNDIT

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk heq dorë nga protesta e caktuar për të hënën (31 gusht) edhe krahas asaj që me vendimin e djeshëm të Qeverisë fillimi i vitit shkollor është shtyrë për një muaj gjegjësisht për 1 tetor. Unioni kërkon fillimi menjëherë të jetë me model të kombinuar të mësimit, e jo onlajn, në komunat të cilat nuk kanë shumë të infektuar me koronavirus.

Kryetari i Unionit, Blendi Hodai për MIA-n deklaroi se viti shkollor të fillojë më 1 tetor ishte propozimi i tyre kur përfaqësuesit e tyre ishin në takim në Qeveri, sepse mendonin se duhet të ketë më shumë kohë që kompetentët të përgatiten për modelin e kombinuar të mësimit për të cilin ata angazhohen.

Iniciatorët e protestës janë kundër mësimit që të fillojë onlajn në të gjitha shkollat e mesme, siç është planifikuar, por me model të kombinuar gjegjësisht rotacion të nxënësve të shkollave të mesme në klasat në çdo dy ditë (ndjekje të mësimit onlajn dhe prani fizike) dhe qasja të mos jetë qendrore, por çdo komunë të organizojë model sipas gjendjes epidemiologjike gjegjësisht numrit të të infektuarve. Insistojnë në mësim të kombinuar dhe prandaj protestën nuk e anulojnë.

“Në deklarata dje nga Qeveria patën ndryshim të rotorikës dhe demagogji dhe të shpërqendrohen për protestën thanë se do të ketë model të kombinuar. Ne do të protestojmë që të kemi model të kombinuar nga 1 tetori, e jo mësimi të fillojë onlajn, ndërsa modeli të  vlerësohet më pas, diku nga nëntori”, deklaroi Hodai.

Në takim me Komisionin për sëmundje infektive, siç tha, u është sugjeruar se është më i sigurt mësimin ta fillojnë onlajn dhe më pas gjendja do të monitorohet edhe në varësi nga ajo që modeli do të ndryshojë.

“Ne duam qasje të decentralizuar, e jo vendim për të gjithë. Për shembull në Tetovë, prej ku jam unë, ka shumë të infektuar me KOVID-19, nuk duhet të shkohet në shkollë dhe duhet të ketë mësim rigoroz onlajn. Por nëse ka dikush nga Ohri, Resnja ose Struga ku nuk ka shumë të infektuar çdo ditë, duhet të shkohet në shkollë. Të mos bazohemi me Shkupin, Kumanovën ose Tetovën”, shtoi Hodai.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme ka degë në 17 qytete në vend dhe siç tha, kryetari i tyre, do të ketë numër të madh të përfaqësuese në protestë ditën e hënë, ndërsa do t’u bashkohen edhe prindërit ose mbështetësit e modelit për të cilin ata angazhohen. fillimi i protestës është caktuar në ora 17:30 minuta para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe është planifikuar të përfundojë para Qeverisë.