Në dy vitet e ardhshme 28 kompani prej dhjetë vendeve mund të prodhojnë sasi të mëdha të vaksinës kundër koronavirusit, kumtoi UNICEF-i, pasi e konfirmoi se do të ndihmojë në menaxhimin me furnizimin dhe distribuimin e tyre.
UNICEF-i kumtoi se 28 kompani farmaceutike kanë konfirmuar se në dy vitet e ardhshme do të kyçen në prodhimin e vaksinës kundër Kovid-19, transmetojnë mediat britanike.
Prodhuesit, megjithatë, theksojnë se projeksionet për prodhimin e vaksinave në dy vitet e ardhshme në masë të madhe, midis tjerash, do të varen prej suksesit të analizave klinike, marrëveshjet e dakorduara për blerje, financimit të konfirmuar dhe thjeshtësimit të procedurave rregullatore.
Roli i UNICEF-it në menaxhimin me furnizimin dhe distribuimin e vaksinave është pjesë e programit “Kovaks” për zhvillimin e vaksinës, në të cilën për momentin marrin pjesë 76 kombe.
Në rolin e tyre të ri në kuadër të programit “Kovaks”, UNICEF-i është i përfshirë në blerjen dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinës për koronavirus. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara çdo vit furnizohet me mbi dy miliardë vaksina për imunizim rutine në thuajse 100 vende në botë.
