UNICEF: Edhe 150 milionë fëmijë të prekur nga varfëria për shkak të pandemisë

TË FUNDIT

Si rezultat i pandemisë me koronavirus dhe masat e karantinës, edhe 150 milionë fëmijë janë të prekur nga varfëria, theksohet në analizat e UNICEF-it dhe “Shpëtoni fëmijët”.

Nga fillimi i pandemisë, ka 15 për qind rritje të numrit të fëmijëve të cilët jetojnë në varfëri në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, me çfarë numri i përgjithshëm mbërrin rreth 1,3 miliardë, bëri të ditur organizata.

Në raport theksohet se fëmijët më të varfër në botë bëhen edhe më të varfër dhe paralajmëron se gjendja do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm.

“Kjo më shumë që na shqetëson është se jemi më afër   fillimit të kësaj krize sesa deri në fundin e saj”, theksoi Hanrieta Fore drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.

Agjencitë u bënë thirrje qeverive t’i zgjerojnë sistemet për mbrojtje sociale, qasjen deri te mbrojtja shëndetësore dhe mundësitë për mësim në distancë.

“Fëmijët të cilët do ta humbin arsimin, me siguri do të detyrohen në punë të fëmijëve apo martesë të hershme dhe do të bllokohen në një rreth të varfërisë ndër vite”, tha drejtoresha ekzekutive “Shpëtoni fëmijët” Inger Ashing.

Hulumtimi i ka analizuar të dhënat prej më shumë se 70 vende për atë nëse fëmijët janë privuar nga arsimi, mjekësia, banimi, ushqimi, kushtet sanitare dhe uji./MIA