UNICEF: Çdo sekondë nga një fëmijë bëhet refugjat në Ukrainë

TË FUNDIT

Nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, rreth 1,4 milion fëmijë e kanë braktisur Ukrainën, që do të thotë se në çdo sekondë nga një fëmijë bëhet refugjat, njoftuan KB-të.

“Mesatarisht, më shumë se 70.000 fëmijë  çdo ditë bëhen refugjatë në Ukrainë në 20 ditët e fundit, që në tërësi çdo sekondë nga një fëmijë bëhet refugjat nga fillimi i konfliktit”, deklaroi Xhejms Elder, zëdhënës i Fondit të Fëmijëve të KB-së (UNICEF).