UNESKO e brengosur për dhunën ndaj gazetarëve

TË FUNDIT

Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, odri Azule, sot deklaroi se është “e brengosur për shkak të rritjes së dhunës ndaj gazetarëve” që raportojnë për demonstratat, duke përkujtuar se “liria e shprehjes është element vital i demokracisë”.

“Mbulimi drejtpërdrejtë i ngjarjeve është në zemër të punës së gazetarëve”, thuhet në kumtesën e UNESKO-s, e cila ka mandat që ta mbrojë lirinë e shprehjes.

Ajo punë është “e nevojshme që të garantohet liria e shtypit dhe e drejta e informacionit”, shton Azule.

Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut Mishel Baçel e dënoi “dhunën e paparë” ndaj gazetarëve në SHBA gjatë protestave kundër racizmit dhe brutalitetit policor./MIA