Unaza përrallore e Marigona Krasniqit!

TË FUNDIT

Mbrëmë, bokseri kosovar, Robin Krasniqi dhe modelja, Marigona Krasniqi e kanë kurorëzuar dashurinë me fejesë.

Çifti, fejesën e kanë celebruar në një event privat me familjarët e tyre të ngushtë në ditën e tretë të 2022-tës.

Përmes rrjeteve sociale çifti kanë ndarë imazhe të ndryshme nga fejesa e ndër to janë edhe unazat që i kanë vendosur njëri-tjetrit.

Unaza e Marigonës duke mjaftë me stil me gurë të çmuar të vendosur për rreth, ndërsa ajo e Robinit është unazë e zakonshme fejese, shkruan rtv21.tv.

Një javë më parë çifti ka treguar për rtv21.tv se janë duke menduar për dasmë të madhe.

”Jemi në planifikim të dasmës, do të realizohet shumë shpejt dhe do të jetë dasmë e madhe, jo vetëm rrethi i ngushtë”, ka thënë Marigona për rtv21.tv./21Media