Ski-qendra “Kodra e Diellit” informon se i ulë çmimet e biletave.
“Me uljen, nga nesër deri në fund të sezonit, biletat mund të blihen me këto çmime edhe atë biletë ditore për ski – 800 denarë, biletë për ski gjysmë dite – 550 denarë, biletë për fëmijë – 400 denarë, ski natën – 400 denarë, biletë individuale për dy ulëse ‘Maja e kaltërt’ – 150 denarë, biletë individuale për teleferikun gjashtë ulëse ‘Lajtner’ – 150 denarë dhe biletë individuale për dy ulëse ‘Sh. Ilija’ – 100 denarë”, thuhet në kumtesë.
Nga qendra e skisë theksojnë se për të gjitha biletat paguhet me kusht për kthimin e 200 denarëve, të cilat mjete kthehen gjatë kthimit të ski-biletit te kontabiliteti.
“Përkundër pandemisë së Kovid-19, Qendra për ski ‘Kodra e Diellit’, kryesisht për shkak të sasisë së madhe të borës, por edhe për shkak të daljes së kufizuar për udhëtime jashtë vendit me situatën aktuale, ka një sezon skijimi jashtëzakonisht të mirë. Për këto arsye, menaxhmenti i ri i ELEM TOURS, kompani që menaxhon Qendrën e skisë ‘Kodra e Diellit’, vendosi të ulë çmimet e biletave të skive dhe biletave për një udhëtim në teleferikët në Qendrën e Skisë në mënyrë që të ndihmojë në buxhetet familjare dhe për të siguruar qasje më të madhe në shërbimet e Qendrës së skisë për skiatorët, vizitorët në Qendrën e skisë”, shtohet në kumtesë.
