Ulje e rasteve të reja, por rritje e viktimave nga Covid-19 për një javë

TË FUNDIT

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar raportin javor për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave, edhe pse për një javë është ulur numri i rasteve pozitive, sërish ka rritje ai i viktimave. Rritje ka edhe numri i të shëruarve.

Gjatë periudhës prej 5 deri më 11 prill 2021, janë testuar 27.329 mostra, prej të cilëve pozitivë kanë rezultuar 6.867 qytetarë prej 35 qyteteve të vendit. Kjo paraqet ulje për 13.4% në krahasim me javën paraprake.

Shkupi vazhdon të mbetet qyteti ku regjistrohen më së shumti raste. Për periudhën e njëjtë kohore, janë regjistruar 2.857 raste të reja pozitive.

Kategoria e qytetarëve mbi 60-vjeç, mbetet grupa më e prekur nga Covid-19, ndërkaq më së paku janë infektuar fëmijët e moshës prej 0 – 9-vjeçare.

Prej 5 deri më 11 prill 2021 janë shëruar 6.112 dhe në krahasim me javën paraprake, paraqet rritje prej 25,7%.

Për një javë, jetën e kanë humbur 276 pacientë, që paraqet rritje prej 6,2% në krahasim me javën paraprake./TV21