Ulje e dukshme e aksidenteve në komunikacion! Viti 2020 me numër më të ulët të viktimave në vend

TË FUNDIT

Kontrollet e shtuara në trafik që zbatohen në të gjithë vendin, po japin rezultate. Sipas ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, ka ulje të dukshme të fatkeqësive në trafik, kurse si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, në historinë e vendit 2020 është vit me numër më të ulët të personave që kanë ndërruar jetë në një aksident.


“Për herë të parë, Njësia mobile e policisë për kontrolli të trafikut, po punon siç ishte planifikuar. Domethënë, nuk vepron në territorin si polici e autostradës, por në territorin e të gjithë vendit, në të gjitha qytetet dhe jep rezultate serioze. Nëse shohim statistikat, do të vërejmë se nga 35% deri në 70%, varësisht nga shkeljet, numri i lëndimeve të rënda trupore gjatë aksidenteve, numri i vdekjeve dhe shumë shkeljeve që ishin më parë, po zvogëlohet”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.  

Sipas Spasovskit, shumica e shkeljeve të regjistruara nga Ministria e Brendshme janë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, drejtimi i një automjeti të paregjistruar dhe vozitja pa patentë shoferi.


“Këto janë shkeljet më të shpeshta, natyrisht ka edhe një përqindje të caktuar që ndodh edhe nën ndikimin e alkoolit, megjithatë më duhet të pranoj se pas kontrolleve të tilla intensive numri zvogëlohet seriozisht në këtë pjesë”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Dje, Njësia mobile e Sigurisë në Trafik pranë Ministrisë së Brendshme zhvilloi kontroll të intensifikuar në territorin e Ohrit, gjatë të cilit ishin sanksionuar 103 vozitës për vozitje me shpejtësi më mbi të lejuarën. Nga MPB-ja kujtojnë se kontrollet e shtuara trafiku do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Nga atje, u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që ta rrisin sigurinë në trafik.