Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka njoftuar ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës, që mesatarisht bien për 3,84%, përcjell TV21. Sipas vendimit të ri, nafta dhe vaji ekstra i lehtë ulen për 6,50 denarë për litër, mazuti ulet për 3,238 denarë për kilogram, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 rriten për 0,50 denarë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi pas mesnate, respektivisht nga 2 qershori në ora 00:01 dhe përfaqësojnë çmime maksimale të lejuara, ndërsa tregtarët mund t’i shesin edhe më lirë.
Çmimet e reja janë:
- EUROSUPER BS-95: 88 denarë/litër
- EUROSUPER BS-98: 90 denarë/litër
- EURODIZEL: 85,50 denarë/litër
- Vaj ekstra i lehtë: 87,50 denarë/litër
- Mazut: 47,906 denarë/kg
Kujtojmë se OKTA sot mori vendim që të japë lirim shtesë për çmimet e benezinave, për 2 denarë për litër.
Në lidhje me: OKTA rikthen lirimin prej 2 denarëve për çmimin e benzinës, por jo edhe për naftën
