Ulen çmimet e derivateve të naftës!

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten për 1 apo për 1.5 denarë më lirë.

Me vendimin e ri për një denarë do të ulet çmimi i Eurosuper Bs 98, ndërsa për një denarë e gjysmë lirohen çmimet Eurosuper Bs 95, Dizel dhe Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri.

Nga mesnata një litër Eurosuper Bs 95 do të shitet për 69.50 denarë për litër, Eurosuper Bs 98 do të shitet për 72 denarë për litër, Dizeli do të shitet për 62.50 denarë ndërsa Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 52 denarë.