97 fëmijë janë vrarë deri më sot në veprimet ushtarake ruse, kështu kumtoi Zyra e e Prokurorisë Publike e Ukrainës.
Bilanci tragjik është pesë fëmijë të vrarë çdo ditë, më së shumti në rajonin e Kievit, vijon rajoni i Harkovit, pastaj në rajonin Donjeck,Çernigiev, Sumi, Herson, Mikolaev dhe Zhitomir.
Në bombardimet dhe granatimet janë shkatërruar njëmbëdhjetë institucione shëndetësore dhe tri qendra për rehabilitim, mes të cilave edhe institucione për përkujdesjen e fëmijëve me nevojat të veçanta.
Prokuroria Publike në Kiev publikoi edhe link në të cilin dëshmitarët mund të paraqesin informacione për krime të kryera që pastaj të përdoren për proces të mundshëm kundër Rusisë në institucionet juridike ndërkombëtare.
