Ukraina tani kontrollon rreth gjysmën e qytetit të Severodonetsk në Ukrainën lindore, pasi ka marrë një pjesë të territorit të pushtuar nga rusët, tha Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut.
Hayday iu përgjigje një pyetjeje në lidhje me një vlerësim të inteligjencës nga ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, e cila parashikoi se Rusia do të kontrollonte të gjithë rajonin e Luhanskut brenda dy javësh.
“Dy javë janë joreale. Është thjesht joreale. Rusët më parë kishin arritur të kapnin pjesën më të madhe të qytetit, por tani ushtria jonë i ka larguar ata. Ata me të vërtetë po pësojnë humbje të mëdha”, tha Hayday të premten
