Ukraina pretendon se rreth 19,100 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

TË FUNDIT

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se 19.100 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës thuhet se forcat e tyre i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se forcat ukrainase kanë vrarë 19,100 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar 151 avionë ushtarakë rusë, 136 helikopterë, 705 tanke, 1,895 automjete të blinduara, 335 topa, 108 sisteme raketore dhe 55 sisteme kundërajrore.

Kievi gjithashtu pretendon se ushtria ruse humbi 1,363 automjete, shtatë anije dhe varka të lehta, 76 tanke dhe 112 dronë në Ukrainë.