Zëvendëskryeministrja ukrainase përgjegjëse për integrim Evropian dhe Euroatlantik, Olga Stefanishina deklaroi se pret që Ukraina në qershor të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Stefanishina theksoi se vendi i saj është i gatshëm që shpejtë të vazhdojë me kandidaturën e saj për anëtarësim në BE.
Deklaratat e saja vijnë një ditë pasi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen premtoi përgjigje të shpejtë për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në Union.
Në konferencën e përbashkët për media me Volodomir Zelenskin, Fon der Lajen ia dorëzoi presidentit ukrainas pyetësorin i cili do të përfaqësojë pikë nismëtare për vendim për anëtarësim.
“Kjo nuk duhet të jetë, si zakonisht, çështje e viteve që të formohet ky mendim, por mendoj se do të jetë çështje e javëve. I respektuar Volodomir, porosia jonë e sotme është e qartë: Ukraina i takon familjes evropiane. E dëgjuam kërkesën tuaj, me zë të lartë dhe të qartë”, shtoi Fon del Lajen.
Zelenski theksoi se do të kthehet me përgjigje për një javë.
