Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll pësoi humbje 2-3 ndaj Ukrainës në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024. Futbollistët vendas kishin epërsi 2-0 në pjesën e parë me golat e Bardhit dhe Elmazit, por në pjesën e dytë lejuan që ukrainasit të riktheheshin plotësisht në ndeshje dhe me anë të Victor Tsygankov në minutën e 83-të që arriti të bëjë një kthesë të plotë 2-3. Në këtë takim Visar Musliu u ndeshkua me karton të kuq.
