Ukraina ka informuar se nga fillimi i pushtimit rus janë vrarë 20.900 ushtarë rusë. Kështu thuhet në raportin e ri për humbjet ruse gjatë pushtimit.
Ukrainasit pretendojnë se deri më tani kanë rrëzuar 171 aeroplanë, 150 helikopterë, kanë shkatërruar 815 tanke, 2.087 transportues të blinduar, 391 sisteme artilerie, 136 raketahedhësi, tetë anije, 76 tanke me karburant.
Këto informacione nuk janë verifikuar nga një burim i pavarur.
