Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një “haker” që dyshohet se po ndihmonte ushtrinë ruse të dërgonte komanda dhe udhëzime përmes rrjeteve të telefonisë celulare për trupat e saj.
I dyshuari, të cilin SBU nuk e identifikoi, u akuzua se ishte në “mijëra” telefonata me zyrtarë rusë, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe për dërgimin e mesazheve me tekst tek zyrtarët ukrainas duke sugjeruar që ata të dorëzoheshin.
Beteja për rrjetet e komunikimit në Ukrainë po vazhdon ndërsa ushtria ruse vazhdon të bombardojë kryeqytetin ukrainas Kiev./21Media
