Uji merr para çdo gjë, rrugët kthehen në lumenj në Arabinë Saudite

TË FUNDIT

Arabia Saudite po përballet me përmbytje masive që kanë shkaktuar të paktën dy viktima.

Pas shirave të dendur, shkollat u mbyllën dhe fluturimet u shtynë, ndërsa rruga që lidh Xhedën dhe Mekën u mbyll, tha Agjencia Saudite e Shtypit, megjithëse më vonë u rihap.
“Dy vdekje janë regjistruar deri më tani dhe ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme”, tha qeveria rajonale e Mekës në faqen e saj në Twitter.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë regjistroi 179 mm reshje të enjten, sasia më e lartë e marrë ndonjëherë në qytet.
Shi ra nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14:00. në jug të provincës në një rrebesh më të madh se më i madhi i mëparshëm, në vitin 2009.