Universiteti i Evropës Juglindore po e mbyll vitin 2021 me suksese të shumta, edhe përkundër sfidave të pandemisë me Covid-19, deklaroi rektori i UEJL, Abdulmenaf Bexheti. Bexheti si suksese të arritur përmendi numrin e lartë të studenteve të regjistruar këtë viti në UEJL, projekte të përkrahura nga donatorë të jashtëm, si dhe mbajtjen me sukses të studimeve më prezencë fizike edhe përkundër pandemisë me Covid.
“Mund të konstatojmë që edhe pse kemi pasur një vit të vështirë me sfidat pandemike, Universiteti në këtë vit të dytë të pandemisë arriti të vazhdojë dhe të avancojë procesin e etabluar më parë dhe fatmirësisht që kemi arritur në pjesën dominante, posaçërisht semestri I fundit ku për herë të parë që prej 3 semestrave, kemi mund që të gjitha javët, 14 javë të mësimdhënies t’i realizojnë me prezencë fizike me pjesën dominante të studentëve”, tha Bexheti./TV21
