Futbollisti i Dinamo – Zagrebit dhe reprezentacionit të Maqedonisë, Arijan Ademi, del pozitiv në testin e dopingut. UEFA dërgoi shkresë deri te FFM, në të cilën informon se po ndërmerr procedurë disiplinore kundër tij.
Për këtë rast u shpreh dhe klubi i Ademit. Nga Dinamo i Zagrebit thanë se nuk mund të komentojnë gjersa të kryhet procedura, duke shtuar se në vitin e kaluar Ademi ishte testuar gjashtë herë për doping, kurse rezultati gjithmonë ka qenë negativ. Nga ekipi kroat thonë se rezultatet e testit të dopingut të Arijan Ademit i kanë marrë pas ndeshjes me Arsenalin në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.
Për shkak të këtij problemi, Ademi nuk do të luajë për Maqedoninë në ndeshjet kualifikuese kundër Ukrainës dhe Bellorusisë.
