UEFA me vendim të ri, “flak” rregullin e golit jashtë fushe

TË FUNDIT

Me një njoftim zyrtar, UEFA ka vendosur të zbulojë një ndryshim shumë të rëndësishëm në rregulloren e futbollit, përsa i përket ndeshjeve vajtje-ardhje, që zhvillohen gjerësisht në kompeticionet e vetë kësaj konfederate.

Deri më tani rregulli i golit jashtë fushë ishte shumë vendimtar. Në rast se në dy ndeshjet të dy ekipet shënonin të njëjtin numër golash, skuadra që shënonte më shumë rrjeta në fushën kundërshtare, kualifikohej automatikisht edhe pse rezultati ishte i barabartë.

Tani nuk do të jetë më kështu. Në rast se skuadrat dalin barazim, numri i golave në fushë kundërshtare nuk konsiderohet më vendimtar për të vendosur fituesin. Nëse ka barazim në të dy ndeshjet, do të zhvillohet shtesa e zakonshme me dy pjesë nga 15 minuta dhe nëse ka barazim pas saj, penalltitë.

UEFA këtë vendim e ka shpallur vetëm për kompeticionet e saj: Champions League, Europa League dhe Conference Leuage. Ky vendim hyn në fuqi direkt në sezonin e ri 2021-2022 dhe ndryshon shumë për fatet e ekipeve. Tani me siguri do shohim penallti më shpesh.