Rrjeti televiziv britanik “Skaj sports” publikoi sonte se gjykatësi rumun i futbollit Sebastian Kultesku do të dënohet me të paktën dhjetë ndeshje për incidentin në ndeshjen e Ligës së kampionëve midis PSZH dhe Bashakshehir.
Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë pasi ekipi turk e akuzoi gjyqtarin rumun se ka drejtuar fjalë ofenduese në bazë racore ndaj ndihmës-trajnerit të tyre Pjer Vebo, pas së cilës të dy ekipet u larguan nga fusha.
“Çfarëdo që të jetë shkelja e dinjitetit të një individi apo një grupi njerëzish mbi bazë fetare, racore, etnike ose bazë tjetër i nënshtrohet dënimit prej minimum dhjetë ndeshjeve”, e citon Skaj sports” kodin disiplinor të UEFA-s.
