Udhëtimet e brendshme të pasagjerëve ajrorë të Kinës tejkaluan nivelin para epidemisë

TË FUNDIT

Numri i udhëtimeve të pasagjerëve ajrorë të brendshëm arriti në mbi 47 milionë në mars, duke tejkaluar nivelet e të njëjtës periudhë në vitin 2019, bëri të ditur Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, citon “Xinhua”.

Vëllimi i transportit të ngarkesave dhe postës arriti në 655.000 tonë në mars, me një rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Qarkullimi i përgjithshëm i transportit ishte 8.92 miliardë tonë-kilometra, një rritje prej 128.5% nga viti në vit, ose rreth 83.7% e nivelit në vitin 2019.

Sipas administratës, presioni mbi industrinë e aviacionit vazhdon për shkak të rasteve sporadike Covid-19 në disa pjesë të Kinës dhe situatës sfiduese të pandemisë globale.