SHBA mbrëmë vendosi sanksione kundër presidentit rus Vlladimir Putin, ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Sergej Lavrov dhe Sergej Shojgu dhe kryeshefit të Shtatmadhorisë Valerij Gerasimov për shkak të pushtimit rus ndaj Ukrainës.
“Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë ndërkombëtar dhe aleatët për t’i paguar Rusisë një çmim të lartë ekonomik dhe diplomatik për shkak të pushtimit ndaj Ukrainës”, thuhet në kumtesën e ministres amerikane të Financave Xhenet Jelen.
Ministria e Financave vendosi edhe sanksione për Fondin rus për investime direkte, subjekt financiar shtetëror për tërheqjen e kapitalit në sektorët zhvillimore të Rusisë.
Sanksione kundër Lavrovit dhe Putinit tashmë shpallën BE-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja.
