U vuri flakën barishteve, djeg shtëpinë!

TË FUNDIT

Një shtëpi është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në një fshat të Lushnjës në Shqipëri.

I zoti i shtëpisë i ka vënë flakën disa barishteve, por nuk ka llogaritur rrezikun e tyre.

Zjarri i madh është përhapur lehtësisht pasi shtëpia rrethohej nga pemët dhe ka marrë zjarr menjëherë, duke rrezikuar edhe shtëpitë e tjera të fshatit.