U vërtetua, Mijallkovi është në shtet, tha Spasovski

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për MIA ka dekraruar, se fakti që i kërkuari, Sasho Mijallkov u paraqit në Prokurori Publike, tregon atë çfarë ai e tha, se Mijallkovi është brenda shtetit.

“Sipas të gjitha analizave dhe vlerësimeve konsideroj se ende ishte në shtet dhe se nuk e ka lëshuar Maqedoninë e Veriut”, tha Spasovski.

Ai në paraqitjen e tij para mediave, deklaroi se megjithatë hetimi për rastin po vijon.