U shua zjarri pyjor në zonën e termocentralit bërthamor Çernobil

TË FUNDIT

Zjarri i madh pyjor në zonën e ndaluar rreth termocentralit bërthamor Çernobil është shuar, por nevojiten disa ditë para se tërësisht të shuhet zjarri, deklaroi sot drejtori i Shërbimit ukrainas për Situata të Jashtëzakonshme, Nikollaj Çeçetkin pas mbledhjes me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski.

Shërbimi hidrometeorologjik dhe ekologjik rus “Rosgidromet” bëri të ditur se zjarri që shpërtheu më 4 prill, nuk shkaktoi rritjen e nivelit të radiacionit në territorin e Rusisë dhe i njëjti mbetet në kuadër të kufijve të sigurisë.

Në zjarrin u djeg hapësirë e madhe pyjore, si dhe 12 lagje të mëparshme, banorët e të cilëve ishin evakuuar gjatë katastrofës bërthamore në Çernobil në vitin 1986./MIA

error: Content is protected !!