U shkurtohet e drejta e votës të verbërve! 35 vjeçarit i ndihmon një grua për të votuar
35 vjeçari Suaret Alishan për herë të parë po e realizon të drejtën e tij të votës. E kishte vështirë deri sa e gjeti vendin e votimit.
Pasi që në këtë vendvotim nuk kishte shabllone të veçanta votuese për të verbrit dhe qytetarë me shikim të kufizuar, Suareti duhej t’i ndihmojë ndonjë qytetar vullnetar. Një qytetar nuk deshi, ndërsa një zonjë u afrua për ta ndihmuar atë. 981_8457
Suaret thotë se i është shkurtuar e drejta e votës së fshehtë.
“Vota ime nuk është e fshehtë. Unë nuk e di a më ka rrethuar numrin që unë kam dëshiruar. Unë nuk shoh. Sinqerisht unë jam i hutuar dhe definitivisht shteti duhet të bëj diçka në lidhje me këtë kategori të cilët kanë aftësi të kufizuara. “Merreni me mend u japin 4 fleta të mëdha si mundet që një I verbër t’I lexoj këto fleta me fond 13. Kjo është non sens. Ata e dinë se ku votojnë personat me aftësi të kufizuara dhe për to duhet bëjnë fleta të veçanta”, tha Suaret Alishan.
Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani thotë se në gjithsej 3 480 vendovtime janë përgatitur dhe dorëzuar deri te Komisionet Komunale dhe zgjedhore shabllone me alfabet brail.
“Nga ana jonë janë të kryera të gjitha obligimet dhe janë dhënë të gjitha mundësitë që personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar të shfrytëzojnë një material të atillë për tua lehtësuar procesin e votimit dhe për të siguruar fshehtësinë e votës të këtyre personave”, u shpreh Admir Shabani – zëdhënës i KSHZ-së.
Suaretit iu shkurtua e drejta të votojë vetë me shabllon të veçantë me alfabet brail, e kjo është bërë për shkak mos informimit të mirë të anëtarëve të komisionit zgjedhor në këtë vendvotim në shkollën e mesme “Jos i Bros Tito” në Komunë e Qendrës në vendvotimin 2854.