Agim Nuhiu do të jetë zëvendësministër i Drejtësisë edhe në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, transmeton TV21.
Nuhiu, si kuadër i BDI-së, për të dytën herë i besohet ky post e në faqen e tij në Facebook zbulon se çfarë e porositi lideri i partisë, Ali Ahmeti.
“Ali Ahmeti: Ata që nuk punojnë nuk kanë atdhe! Punoni si në tokën tuaj e mos pritni që tjetri t’ju thotë puna e mbarë!
Një mandat i ri në krye të drejtësisë! Vazhdojmë bashkë“, shkroi Nuhiu.
Krahas Nuhiut, për zëvendësministra Kuvendi zgjodhi sonte edhe:
- Bashkim Hasani, zv/ministër i Mbrojtjes
- Nazim Bushi, zv/ministër i Punëve të Brendshme
- Xhabir Doko, zv/ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve
- Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme
- Filip Nikolloski, zv/ministër i Financave
- Zoran Manevski, zv/ministër i Ekonomisë
- Abdulshyqyr Abedini, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujërat
- Vlladimir Rendevsk, zv/ministër i Shëndetësisë
- Lulzim Aliu, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës
- Enver Husijni, zv/ministër i punës dhe politikës sociale
- Zoran Dimitrovski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Daim Luçi, zv/ministër i Kulturës
- Aleksandar Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adminstratë
- Bekim Rexhepi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve
- Hristina Oxhaklieska, zv/ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor./TV21
