Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën që u mbajt sot e ka miratuar protokollin për maturën shtetërore.
“Pas miratimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar Protokolli për shkollat e mesme gjatë realizimit të provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2020/2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.
