U mbajt “Ballo Pranverore”, “21 Pranvera” të RTV21 u kremtuan me miq e bashkëpunëtorë

TË FUNDIT

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e Radiotelevizionit 21 erdhën në ceremoninë
tradicionale të shënimit të përvjetoreve, në “Ballon Pranverore”.

Kësaj here me 21 vjet të funksionimit, mysafirët uruan jo më për vite të tjera, por
për dekada të suksesshme tutje në të ardhmen.
Erdhën personalitete që kanë bashkëpunuar me kompaninë mediale “21 media” që
nga viti 1998 kur u themelua Radio 21, atëbotë në kushte të vështira e në Kosovë të
okupuar.

Por, ja, sot Kosova është e pavarur, “21 Media” është kompania më e madhe
mediale në vend – dhe ekzistojnë arsye për të kremtuar, jo vetëm për kalim vitesh
si për ndërrimin e motmoteve, por për numërim të arritjeve përderisa shifra e
viteve rritet përherë e më shumë.

Arritje është edhe ngjitja në një majë mali. Duke i kujtuar sfidat e themeluesve dhe
punëtorëve të 21 medias për 21 vjet me radhë – që e ngritën këtë kompani mediale,
të tilla, në mënyrë simbolike përjetuan edhe 21 punëtorë të sotëm të 21 medias, që
u ngjitën në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë, për ta shpjerë atje flamurin e 21 medias. Paraqitja përmes videove e kësaj ngjarje në Ballon Pranverorore u prit
më plot duartrokitje.

Balloja e 21 vjetorit ishte e vecantë, si asnjë nga manifestimet e deritanishme.
U kujtuan kohërat e vështira kur, si nevojë e një populli të tërë, u lind radio 21.
Nën drejtimin e Florin Kelmendit, kujtimet ishin të prekshme për Kosovës e asaj
epoke. Ndërkaq Baleti i Kosovës e solli dhembjen e atëhershme përmes një
performance artistike.

Të funksionosh për 21 vjet, është e natyrshme – duke e njohur natyrën njerëzore –
që ndonjë do të kalojë nga kjo botë. Në të njëjtën kohë, vecojmë thënien që e pret
cdo punëtor të 21 Medias: jemi shtëpi e madhe. E shtëpia i kujton anëtarët që nuk
jetojnë më. Përmes një prezantimi si dhe me mirënjohje u nderuan familjarët e 20
punëtorëve të ndjerë të kompanisë sonë.

Pati dhe këngë, si “The shoë must go on”… që jep motiv për të vazhduar jetën
përkundër sfidave apo humbjeve… Një parim i rëndësishëm i profesionit të
gazetarit, që vazhdon në arritjen e qëllimit të profesionit që ka – e që e konsideron
të shenjtë.

Miqtë dhe dashamirët, bashkëpunëtorët dhe të ftuarit, e kanë vlerësuar kompaninë
tonë mediale. 21 vjet – disa thanë se janë shumë. Të tjerë kujtuan vitet që i kaluam.
Disa na i përmendën arritjet. Dhe të gjithë na uruan suksese të mëtejme.

E në fund ceremonia e përvitshme… Valsi! Së pari vallëzimi i ciftit Kelmendi…

… dhe më pas vallëzimi i miqve tanë, për nder të përvjetorit tonë jubilar, 21
vjetorit të 21-shit.

Gara është e zakonshme në Ballot tona. Vit pas viti, miqtë tanë, “Fibula” i çon për
pushime. Por, miqtë së pari duhet të dinë të vallëzojnë.

Në këtë përvjetor edhe juria vlerësuese e vecantë. Drejtoresha e përgjithshme e 21
Medias, Afërdita Saracini Kelmendi, personalisht zgjodhi fituesit e Ballos. Kësaj
here, jo tre cifte sikur viteve të kaluara, por shtatë të tillë, që do të bëjnë pushime
një javore në bregdetin turk.

Festa vazhdoi për orë të tëra, në aftërpartin e organizuar pas Ballos Pranverore të
21 vjetorit të Radiotelevizionit 21. Muzikë zhanresh të ndryshme e vallëzim
bashkë me njërëz të mirë, miq e bashkëpunëtorë të shtëpisë mediale “21 Media”.