Në fillim një karton i verdhë, më pas një zëvendësim në fundin e pjesës së parë.
Elseid Hysaj u largua nga fusha gjatë sfidës kundër Atalanta i trishtuar, aq sa nuk i dha dorën as Rrahmanit, zyrtarisht nuk kemi të bëjmë me një zëvendësim taktik nga ana e Gattuso por më një dëmtim.
Ka qenë vetë klubi i Napolit që saktësoi me anë të një komunikate për mediat se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në puplën e majtë. Për Gattuson do të thotë një shqetësim më shumë përpara sfidës kundër Juves.
