U kualifikua në finale, Pse lojtarët e Real Madridit festuan me fanellën me numrin 15?

TË FUNDIT

Real Madridi u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve të mërkurën. Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayernit, në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”, me një rikthim mbresëlënës, Reali fitoi 2:1.

Alphonso Davies në minutën e 68-të i dha epërsinë Bayernit, ndërsa Joselu me dy gola në minutën e 88-të dhe 91-të kompletoi përmbysjen.

Gjatë festimeve, lojtarët e Reali veshën fanella me numrin 15 në të cilën shkruhej “A por la” që në shqip do të thotë “Për”. Numri 15 tregon titujt e Ligës së Kampionëve që Reali mund t’i ketë më 1 qershor pas finales që do ta luajë me Dortmundin.

Reali e ka fituar 14 herë Ligën e Kampionëve.