U kompletua faza grupore në Ligën e kampionëve, Interi mbeti edhe pa Ligën Evropa

TË FUNDIT

Real Madridi, Borusia Menhengladbah, Atletiko Madrid dhe Atalanta janë udhëtaret e fundit në plej-ofin e Ligës së kampionëve, pasi që mbrëmë u kompletua faza grupore në garën elite të klubeve.

Real Madridi u përball me imperativin nga fitorja dhe festoi në terren vendor ndaj Borusia Menhengladbah, ndërsa ekipi gjerman edh epërkundër humbjes, iu bashkangjit kampionit spanjoll, falë barazimit pa gola të Interit ndaj ekipit Shahtjor.

PSZH në vazhdim të ndeshjes së ndërprerë të martën festoi bindshëm ndaj ekipit Bashakshehir me het-trik të Nejmarit dhe dy gola të Kilian Mbapes, dhe si i plasuar i parë në grupin H siguroi plasman në fazën e nokautit.

Paraprakisht mbrëmë, plasman në fazën përfundimtare siguroi edhe Atalanta, pasi që ekipi italian festoi si mysafire tek konkurrenti i drejtpërdrejtë Ajaksi.

Plasman në të 16-tën e finales siguruan: Bajern Minhen, Mançester siti, Porto, Liverpuli, Atalanta, Çellsi, Sevilja, Borusia Dortmund, Lacio, Juventus, Barcelona, PSZH, Lajpcig, Real Madrid, Borusia Menhengladbah dhe Atletiko Madrid.

Basti për të tetën e finales do të mbahet më 14 dhjetor. Ndeshjet e para do të luhen më 16, 17, 23 dhe 24 shkurt të vitit të ardhshëm, përderisa revanshet do të jenë në program më 9, 10, 16 dhe 17 mars.

Grupi A:
Bajern Minhen – Lokomotiva Moska 2:0
Salcburg – Аtletiko Madrid 0:2.
Тabela: Bajern Minhen 16 pikë, Аtletiko Мadrid 9, Salcburg  4, Lokomotiva Moska 3.

Grupi B:
Real Madrid – Borusia Menhengladbah 2:0
Inter – Shahtjor 0:0.
Тabela: Real Madrid 10 pikë, Borusia Мenhengladbah  8, Shahtjor 8,  Inter 6.

Grupi C:
Оlimpiakos – Porto 0:2
Мançester siti – Оlimpik  Мarsej 3:0.
Тabela:  Мançester siti 16 pikë, Porto 13, Оlimpiakos 3, Оlimpik Marsej 3.

Grupi D:
Аjaks – Аtalanta 0:1
Мitjaland – Liverpul 1:1.
Тabela: Liverpul 13 pikë, Аtalanta 11, Аjaks 7, Мitjaland  2.

Grupi H:
PSZH – Bashakshehir 5:1.
Тabela: PSZH 12 pikë, Lajpcig 12, Мançester junajted 9, Bashakshehir 3.