U gjetën gjësende të nëndetëses së fundosur

TË FUNDIT

Gjësende të nëndetëses së marinës indoneziane, që të mërkurën u zhduk me 53 anëtarë të ekuipazhit, janë gjetur në thellësi të Detit Bali, me çka u vërtetua frika se anija ishte fundosur dhe ishte shkatërruar, deklaroi sot shefi i marinës indoneziane.

Nëndetësja “KRI Nangala – 402” u zhduk pa gjurmë të mërkurën herët në mëngjes në afërsi të ishullit indonezian Bali, ku mori pjesë në një ushtrim ushtarak.

“Gjësendet e gjetura janë mjete nga brendia e nëndetëses, si sfungjerë, shishe me vaj dhe mjete të cilat përdoren për lutje. Trupat e anëtarëve të ekuipazhit nuk janë gjetur”, deklaroi shefi i shtabit, admirali Judo Margono, transmetoi “Nju Jork tajms”.

Nëndetësja “KRI Nangala – 402” është ndërtuar që të durojë presionin e ujit në thellësi prej 500 metra, por gjësendet janë gjetur në thellësi prej rreth 850 metra, larg asaj që quhet “thellësi e gërmimit”. Në këtë thellësi, madje edhe trupi i çelikut i nëndetëses gati sigurt do të shpërthejë nga presioni.

Ekuipazhet e anijeve nga disa vende, bashkë me marinën indoneziane, disa ditë i kërkonin ujërat në veri të Balit. Moti ishte shumë i rëndësishëm sepse, sipas vlerësimeve, oksigjeni në nëndetëse duhej të përfundonte sot herët në mëngjes, në orën 3 sipas kohës lokale.