U gjet personi i zhdukur

TË FUNDIT

U gjet shëndosh e mirë, Lurian Ymeri, nga Prizreni, i cili ditë më parë rezultonte si person i zhdukur. Lajmin për largimin e tij e kishte dhënë babi i tij që shpjegoi se ai ishte larguar nga shtëpia më 13 prill dhe deri më sot nuk dihej asgjë për të. Në kërkim të tij kishin dalë njësit e  KFOR-it dhe FSK-së.

Zv/komandanti i policisë rajonale të Prizrenit, toger Avdi Kryeziu, bëri të ditur se 29 vjeçari u gjet shëndosh e mirë në Maqedoni. / 21MEDIA